6 muaj shtatzënë, kaq shumë është fryer Almeda

18:54 | 14 Janar 2019

Aktorja e njohur shqiptare, Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman janë ndër çiftet më të pëlqyer dhe të komentuar të showbizit si në trojet shqiptare ashtu edhe në Turqi.

Çifti momentalisht janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, që siç kanë zbuluar kohë më parë do të jetë djalë.

Në rrjetin social Instagram, ish miss Shqipëria ka publikuar dy fotografi ku zbulon barkun e rrumbullakosur, teksa vëllai i saj i vogël Arisi ia mban dorën tek barku.

“#Dashuri #6muajshtatzënë”, ka shkruar 26 vjeçarja krahas fotos. Ndryshe, Almeda ka konfirmuar se djali që po e pret do të quhet, Efehan.

Komento: