
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, në bulevardin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.
Me këtë rast Kurtit iu bë një dhuratë e veçantë.

Kryeministrit iu dhurua një bluzë e gjakosur nga Naim Ramizi, një nga pjesëmarrësit e protestës së 10 shkurtit, i cili gjithashtu mbeti i lënduar.

Derisa Kurti e pranoi me kënaqësi këtë simbolikë të protestës, ku mbetën të vrarë Xheladini e Balaj.
Ndryshe, kryeministri ka bërë homazhe edhe te varret e dy ish-aktivistëve të vdekur të VV-së.
