Mësohet kandidati i parë për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë

20:44 | 10 Shkurt 2020

Mësohet se kush do të jetë kandidati i parë për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë.

Pas zgjedhjes së Agim Veliut si Ministër i Punëve të Brendshme, qyteti i Podujevës ka mbetur pa kryetar.

Zgjedhjet në atë komunë do të mbahen tash me 15 mars.

Partitë e mëdha ende nuk kanë dal me propozimet dhe kandidatët e tyre.

Por, tashmë e kem një kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e marsit.

Partia e Ballit Kombëtar Demokratik, dega në Podujevë, ka propozuar për kandidat, Gazmend Islamin.

Ky i fundit mbetet të shihet se a do ta pranoj propozimin e partisë.

Komento: