Engel flet për marrëveshjen Kosovë – Serbi, tregon se ҫka duhet të përfshihet në të

23:05 | 10 Shkurt 2020

Engel ka folur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Eliot Engel, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, beson se marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë duhet të përfshijë të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Këtë deklaratë, Engel e ka bërë në një letër drejtuar kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi duke e ftuar atë të vizitojë Uashningtonin për të diskutuar rreth kësaj çëështje, përcjell lajmi.net.

“Megjithëse e ardhmja e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës mbetet e paqartë, është e domosdoshme që çdo marrëveshje përfundimtare duhet të marrë parasysh edhe të drejtat e shqiptarëve dhe perspektivën për zhvillim ekonomik në Luginën e Preshevës”, ka thënë Engel.

Ndërkohë, Arifi ka thënë se do t’i përgjigjet ftesës së Engelit dhe do të diskutojë në Uashnington për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.

Komento: