
Me 100 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar që ndarja buxhetore për vitin 2020 të zgjatet për muajin mars, pas kërkesës së ministrit të Financave, Besnik Bislimi.
Kujtojmë se nën tingujt e muzikës së së ndjerës Nexhmie Pagarusha, ka nisur seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës.
Në sallë, të pranishëm janë 97 deputetë. Kjo u bë për ta nderuar Pagarushën.