Nuk po e lënë rehat në jetën private, Çiljeta “shpërthen” me kritika

16:42 | 26 Janar 2019

Tash e një kohë në mediat shqiptare ka qarkulluar lajmi se këngëtarja, Çiljeta Xhilaga dhe portieri i Partizanit, Alban Hoxha i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Për këtë ka reaguar edhe vetë këngëtarja e cila iu drejtohet mediave duke ua bërë me dije se nuk janë ndarë akoma, shkruan lajmi.net.

“Te dashura media qe sna late rehat te zgjohemi nga gjumi njeher rehat dhe tna shkoj dita mbare,do tju lutesha shum shifni grate dhe burrat e juaj familjet tuaja se duke u marre me jeten e te tjerve do tju ikin grat e juaja dhe burrat nga duart,un e kuptoj pjesen qe kur je personazh je ne qender te vemendjes per cdo gje dhe normalisht skeni si mbushni gazetat perdit por cdo gje e ka edhe nje limit ndaj do tju lutesha tna leni rehat boll u moret jo vidjo jo u ndan jo u pajtun jo u ndan jo u pajtun prap,sna kan ndar as vidjot e bera me qellime nga kategoria zh e femrave pa nivel dhe asgje kur te ndahemi nga I madh I Zot do tju lajmerojm vete.Dite te mbare te gjithave portaleve sot”, janë fjalët e Çiljetës.

Komento: