
Në 24 orët e të fundit numri i të shëruarve nga Covid-19 ka qenë më i lartë se i të infektuarve.
Numri i pacientëve të shëruar ka qenë 107, ndërsa i rasteve të reja 69, përcjell ORAinfo.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.033.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 107 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.033 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.832”-thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./ORAinfo/
