Departamenti Amerikan i Shtetit: Korrupsioni është problem në Kosovë

21:01 | 10 Shtator 2020

Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se korrupsioni është problem në Kosovë.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit e cek si problem përsëri korrupsionin e jostabilitetin ekonomik.

20 vjet i njëjti problem.

Korrupsioni vazhdon të mbetet problemi kryesor që pengon zhvillimin ekonomik në Kosovë.

Madje korrupsioni si problem kyç që pengon ekonominë, është identifikuar edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në raportin e nxjerrur për vitin 2019, konstatohen disa probleme përfshi edhe jostabilitetin politik.

Këto e probleme të tjera kanë bërë që të ketë rënie të investimeve të huaja direkte.

DASH konstaton poashtu faktin që sektori i drejtësisë mbetet i dobët në zbatimin e ligjit.

Ndërkohë një vend të veçantë zë edhe politika.

Sipas këtij raporti ambienti në Kosovë vetëm po shkon duke u politizuar.

Ndërkohë, Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane duke e komentuar raportin e DASH-it vlerëson së sistemi politik është bazë për zhvillimin ekonomik.

Ndërsa në raportin e DASH-it potencohet fakti që përkrahje ndërkombëtare financiare bashkë me remitencat e diasporës janë faktorët e rritjes ekonomike në Kosovë.

Komento: