Agim Veliu thotë se nuk do ta lusin Vjosa Osmanin të qëndrojë në parti

13:32 | 11 Shtator 2020

Agim Veliu për largimin e Vjosa Osmanit nga LDK: Dikush që nuk punon sinqerisht ne nuk e lusim të qëndrojë në parti.

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, pak ditë më parë, tha se ajo tashmë nuk është më pjesë e LDK-së dhe paralajmëroi bashkëpunim me LVV-në.

E largimi i saj nga partia nuk duket diçka me shumë rëndësi për nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliu.

Veliu në një përgjigje të shkurtër për “Gazeta Blic” tha se dikush që nuk punon sinqerisht ne nuk e lusim të qëndrojë në parti.

“Nuk e di çka me u deklaru për këtë çështje, është zgjidhje e saj. Dikush që nuk punon sinqerisht ne nuk e lusim të qëndrojë” tha shkurt Veliu.

Ditët e fundit ka patur zëra se Vjosa Osmani së bashku me disa deputetë pritet të formojnë një inciativë të re.

Kujtojmë se Vjosa Osmani u largua nga Këshilli i Përgjithshëm dhe strukturat e tjera të partisë, me votim të fshehtë, të iniciuar nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Komento: