Pas një sulmi në zemër ka ndërruar jetë ish-Miss Teen Universe.
Ish-Miss Teen Universe e njohur dhe si modele holandeze, Lotte van der Zee ka ndërruar jetë dy ditë më parë pas një sulmi në zemër gjatë pushimeve në Austri.
Ish Miss Teen Universe qëndroi në koma për dy javë pasi pësoi një arrest kardiak një ditë para 20 vjetorit të lindjes, raportojnë bruimet holandeze.
Van der Zee, e cila ishte nga ‘Enschede’ në Holandën lindore, fitoi Miss Teen Universe në 2017.
“Është jashtëzakonisht e paimagjinueshme që Lotte nuk është më pranë nesh,” shkroi familja e saj në një postim në Instagram. “Zemrat tona janë me të vërtetë të thyera. Ne, do të doja të falënderojmë të gjithë ju për mesazhet e mbështetjes dhe të ngrohjes së zemrës “.
Van der Zee ishte në një udhëtim me familjarët në Austri, kur prindërit e saj i thanë lokales holandeze De Limburger se ajo ishte kthyer nga një natë jashtë me miqtë “me gëzim dhe pa ankesa shëndetësore” pak para sulmit në zemër.
Ata thanë se shkuan për të kontrolluar në mëngjes dhe kuptuan që diçka nuk shkonte, ku më pas kuptuan që kishte ndërruar jetë. Ajo u dërgua në spital në koma. Më pas u transferua në një spital tjetër në Gjermani, sipas një postimi të Instagram nga familja e saj.