Donaldi flet me Tanin: “Nusen e kam jashtë”

22:44 | 31 Janar 2022

“Nusen e kam jashtë”, pas Ilirit edhe Donaldi flet me Tanin.

Djemtë e BBV kanë realizuar një bisedë në oborr.

Sipas udhëzimeve nga Vëllai i Madh, banorët e shtëpisë duhet t’i tregojnë historitë e tyre të dashurisë, shkruan lajmi.net.

Disa nga ta e kanë përtuar goxha shumë këtë provë javore, por ja që ata duhet t’i ndajnë historitë e tyre me publikun.

Teksa Donaldi ndodhet në oborr me Ilirin dhe flasin për jetën e tyre në një moment ai shprehet se “Nusen e kam jashtë” duke iu referuar Trixës.

Theksojmë se Trixa ka një javë që është eliminuar nga BBV duke lënë brenda partnerin e saj Donaldin.

Pas daljes ajo i ka dedikuar këngë historisë së tyre e cila sot u lëshua në shtëpi për ta surprizuar aktorin.

Komento: