Me të kaluar kriminale dhe e kërkuar nga Interpoli, reagon kosovarja nga Suhareka që u fut në Përputhen

09:51 | 01 Shkurt 2022

Nuk ka shumë që i është bashkuar emisionit të dashurisë Për’puthen.

Flasim për Lauretën, vajzën nga Suhareka e cila po përflitet mjaft shumë në mediat rozë.

E kjo për arsye të Lauretës në një akt kriminal para disa viteve kur kishte qenë e kërkuar edhe nga Interpoli.

Por jo vetëm. Laureta ka qenë edhe ish e dashura e Vali Corleones, emrin e të cilit e kishte tatuazh në qafë.

E përfolur shumë për të kaluarën e saj me të hyrë në Për’puthen, Laureta nuk e nisi edhe këndshëm këtë aventurë.

Tutje ajo ka bërë një status në instagram duke përmendur edhe të kaluarën që sipas saj ajo mbetet veç eksperiencë.

“Paqe, Dashuri, shëndet në jetë kjo ka rëndësi se të kaluarën mbetet vetëm eksperiencë, ju rujt Zoti”, ka shkruar Laureta.

Komento: