Donaldi apo Tani, cili banor eleminohet sonte?

20:02 | 01 Shkurt 2022

Cili banor eleminohet sonte, Donaldi apo Tani?

Tashmë kur po i afrohemi finales së madhe shtëpia e BBV-së ka filluar të boshatiset.

Shumë pak banorë kanë mbetur deri sa më pak se tre javë na ndajnë nga finalja e 18 shkurtit, shkruan lajmi.

Donaldi dhe Tani ishin në nominim gjatë javës teksa publiku ka votuar për banorin që dëshiron ta shpëtojë.

Donaldi dhe Tani ishin dy banorët që mbetën në fund të zinxhirit.

Monika ishte ajo që habiti me përzgjedhjen ku nuk shpëtoi Donaldin por shpëtoi Ilirin.

Kujtojmë se ‘Vëllau i Madh’ ka vendosur që në finalen do të shkojnë vetëm katër banorët e fundit.

Komento: