Kështu ka qejf Elita Rudi ti sheh femrat e sotit.
Elita Rudi është mjaftë e hapur me adhuruesit e saj, me të cilët shpeshherë edhe bashkëbisedon.
Përmes InstaStory-it, shpeshherë ajo tregon gjëra nga përditshmëria e saj, shkruan Kosovarja.
Elita po ashtu shpeshherë ka treguar se është feministe dhe përkrahëse e madhe e femrave. Këtë e dëshmon vazhdimisht.
Së fundmi, në llogarinë e saj në Instagram, ka shpërndarë disa fotografi e veshur bukur dhe e kuruar deri në detajin e fundit.
Fotografitë ishin të shoqëruara edhe me një mbishkrim, ku ajo u referohej vajzave dhe kujdesit ndaj vetës së tyre.
“Bëni një pushim, pasi trupi juaj ka nevojë për më shumë dashuri, më shumë vëmendje dhe më shumë relaksim se kurrë 💞”, ka shkruar Elita në mbishkrimin e fotografisë.