Çka tha sot Fisniku për shtatzëninë e këngëtares?
Fisnik Syla po akuzohet nga një agjenson turistik për një borxh të pa shlyer.
Biznismeni kosovare me prejardhje nga Gjilani por i rritur që 23 vite në Belgjik është bërë sërish top personazh i mediave rozë, shkruan lajmi.net.
E kjo jo pa arsye pasi që lajmet e fundit që kanë qarkulluar këto ditë në mediat rozë ia kanë nxjerrë disa të palara partnerit të Fjollës.
Ky i fundit po akuzohet nga një agjension turistik për një borxh prej 23 mijë eurosh për pushimet që bëri me Fjollën në Maldive.
I pyetur nga moderatori i “ABC mëngjesit “për audio inçizimin që u publikua dje ku Fisniku dëgjohej duke thënë “pasha këtë evlad që e ka Fjolla në bark”, ai tha se të gjitha janë gënjeshtra, montime.
“Është komplet gënjeshtër, komplet një montim, s’ka sen të vërtetë” u shpreh sot Fisniku.
Ndryshe ai e cilësoi të gjithë përgjimin montim dhe se nuk ishte zëri i tij.
Ai po ashtu paralajmëroi padi për gazetaret.