Fifi e lumtur pran të dashurit, poston foto me të

16:36 | 04 Shkurt 2022

Fifi e lumtur në lidhjen e re.

Fifi është një nga këngëtaret që ka një vëmendje të veçantë në mediat rozë.

Ajo shpesh përflitet për lidhjet e saj, e që shpesh herë edhe ka treguar se nuk ka fat në dashuri, shkruan “Kosovarja”.

Para disa ditësh artistja postoi një video në InstaStory ku ishte dorë për dore me një mashkull, por duke mos zbuluar më shumë brenda disa minutash video u fshi por jo aq shpejt sa mos të kapet nga “Kosovarja”.

Ndërsa, sot ajo si duket e konfirmoi se e ka gjetur diellin e saj.

Filloreta Raçi (emri i vërtet), ka ripostuar një video ku është shfaqur në pranin e artistit Butrint Pasjaqa, ku dyshja duket se kanë një shoqëri të mirë me njëri tjetrin.

Ndërsa, në mbishkrimin e videos ku dyshja duken mjaft të afërt Butrinti ka shkruar: “E ka gjet diellin tipa”, duke mos zbuluar më shumë.

Si duket ai e konfirmoi se Fifi tanimë është në lidhje dhe e lumtur por kush të jetë partneri i saj nuk dihet.

Komento: