Urimi emocional i Keith për Adrianën në ditëlindjen e saj të 42-të: Zoti e bekoftë shpirtin tënd me shumë vite të tjera

12:55 | 05 Shkurt 2022

Keith me urim emocional për Adrianën në ditëlindjen e saj të 42-të: Zoti e bekoftë shpirtin tënd me shumë vite të tjera.

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, feston sot (e shtunë) ditëlindjen e saj të 42-të.

Me këtë rast, ajo ka pranuar urime të shumta nga familjarët, fansat e rrethi i gjerë shoqëror.

Aktorja e shumë filmave dhe serialeve vendore, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa prej urimeve më të përzemërta që ka marrë.

Një prej tyre është edhe dedikimi i veçantë i dashurisë, i bërë nga i dashuri i saj afrikano-belg, Keith Groeneveld.

Ky i fundit ka publikuar në InsatStory disa imazhe të tij dhe Adrianës nga paraqitja në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, ku ai i kishte bërë një befasi aktores dhe deputetes Matoshi.

Keith publikoi disa fotografi njëra pas tjetrës, të shoqëruar secila me nga një fjalë urimi për ditëlindjen e saj, përkatësisht fjalët “urime”, “zemër”, “ditëlindjen”.

“I imi dhe i vetmi”, shkroi aktorja në shpërndarjen e një prej urimeve të të dashurit të saj.

“Ndoshta Zoti do të bekojë shpirtin tënd të bukur me më shumë vite të tjera! Të dua”, kishte shkruar Groeneveld në një prej urimeve të tij, të cilin aktorja e filmit “Zgjoi” e kishte rishpërndarë dhe kishte shkruar: “Të dua Keith”.

Komento: