A gënjeu Einxhel në lidhje me aksidentin? Ish-fituesi i “Big Brother” publikon fakte me video

16:07 | 05 Shkurt 2022

Ish-fituesi i “Big Brother” e demanton keq Einxhelin publikon fakte me video, ajo po gënjen në lidhje me aksidentin?

Se kush ka të drejtë Donaldi apo Einxhel, në debatin e tyre ende nuk është vërtetuar kjo gjë.

Secili nga dyshja po hedhin akuza dhe kunja drejt njëri-tjetrit për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur në kohën kur kanë punuar bashkë, shkruan lajmi.net.

Einxhel vazhdimisht thotë se është akisdentuar dhe kështu nuk ka pasur mundësi të shkojë në punë atë ditë, ndërkohë Donaldi e thotë të kundërtën.

Në vazhdimësi, njëra nga mikeshat e Einxhel e cila ka qenë me të kur është aksidentuar, së fundmi ka dhënë detaje për rrjedhjen e ngjarjes.

Teksa fliste, ajo e tregoi edhe vendin se ku janë aksidentuar e cila tha të kundërtën e asaj që ka thënë Einxheli.

Kur Donaldi e pyeti mbrëmë se ku është aksidentuar, Einxhel tha të rruga e kosivarëve ndërsa mikja e saj thotë te komuna e parisit.

Ish-fituesi i “Big Brother VIP”, Anaid Kaloti i ka ndarë video në Instastorien e tij këto ty gjëra kontradiktore.

Ndryshe, Einxhel dhe Donaldi edhe sot e kanë vazhduar debatin teksa shtonin se kanë mesazhe të njëri-tjetrit.

Komento: