Pas daljes nga Big Brother, Beatrix jep lajmin e madh

17:16 | 05 Shkurt 2022

Beatrix Ramosaj, vazhdon të jetë emër shumë I përfolur në mediat rozë.

Hyrja e saj në Big Brother Albania Vip, bëri bujë të madhe, por vëmendje të madhe mori që kur ajo brenda shtëpisë krijoi lidhje dashurie me aktorin, Donald Veshaj, shkruan ORAinfo.

Çifti në fjalë u përfol shumë, derisa Beatrixa u akuzua shumë dhe mori komente negative pasi ajo e dinte lidhjen e Donaldit me Borën.

Gjithesesi, edhe pas daljes së saj nga shtëpia ajo vazhdon ta përkrahë Donaldin, saqë për të ka krijuar edhe një këngë.

E ky projekt ka pasur sukses të madh, pasi vetë Trixa përmes një fotoje ka treguar se ka arritur dy milion klikime./ORAinfo/

Komento: