“As lotët s’dijnë ta qajnë më pikëllimin për ty”, Fiona Gllavica kujton nënën e ndjerë

11:58 | 09 Shkurt 2022

Aktorja e serialit “Çka ka shpia” ka bërë një dedikim emocionues për nënën e saj.

Fiona Gllavica ka ndarë një imazh të nënës në profilin zyrtar në Instagram teksa ka shkruar edhe disa fjalë për të.

Aktorja kosovare e përshkruan mallin që ka për të emën derisa shton se ajo është në çdo vend dhe çdoherë ia ndjen mungesën.

Theksojmë se, figurat publike shpesh ndajnë fotografi të cilët i kujtojnë familjarët e tyre që nuk jetojnë më.

Postimi i plotë i Fiona Gllavicës:

Përkujtim prej zemreKoha i ka bë vend viteve, fjalët s’dijnë ta përshkrujnë e as lotët s’dijnë ta qajnë më pikëllimin për ty nanë.

Por, kujtimi e fotografia jote në ngjarjen tonë është sa vet jeta. Ti je gjithku, në çdo prezencë, festë, darkë, buzëqeshje, përqafim, lutje.

Kemi mësuar që mungesa nuk e zbeh shenjtërimin e nanës, ajo e ka muros përjetësisht ndriçimin e saj në orët tona.

Edhe drita ia kishte zili.Gjithë këto emocione: pranvera e pas dimrit, rrezja e parë e diellit që hy në dhomën e fēmijës të posalindur, fruti i parë i pjekur, loja e parë para publikut, puthja e parë e dashnisë, por asgjë më të bukur e më të ndjeshëm se përqafimi i nanës s’paska pas.

Të kërkojmë ne cdo cepë, skaj, dhomë, park me lule , në ujë , në qiellë.. Por, vazhdojmë të të gjejmë vetëm kur mbyllim sytë. Pusho e qetë mbi re! Të duam përgjithmonë.

Komento: