Një ditë pasi erdhi në jetë, vajza e Lindës bëhet me…

20:02 | 12 Mars 2019

Këngëtarja e mirënjohur, Linda Halimi dhe reperi i njohur amerikan, Davon Edwards dje janë bërë prindër për herë të parë.

Ata u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Kaimana, shkruan rtv21.tv

Ndonëse shtatzëninë është munduar që ta mbajë të fshehur, Linda ka vendosur që fotografitë e vajzës së saj mos t’i mbajnë larg syrit të publikut.

Këngëtarja i ka hapur vajzës llogari personale në Instagram me emrin e saj.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Linda ka thënë se epiteti “nënë” i ka dhënë tjetër këndvështrim dhe tjetër nivel të respektit për të gjithë prindërit.

“Sa Shume urime dhe dashuri ! Ndjehem vertet e bekuar t’ju quaj miq. Qofshi te uruar dhe te bekuar pafund ne cdo dite te jetes suaj! 2019 qofte viti me i bukur deri me tani i jetes suaj! Statusi “Nene” me dha tjeter kendveshtrim dhe tjeter nivel te respektit per te gjithe prinderit ! Ju perkulem Me respekt ! Ka shume nena qe ndjek ne Rrjete sociale qe me motivojne shume , te perpiqem te behem sa gjysma e tyre ne menyren se si arrijne t’ja dalin me kaq klas dhe superfuqi te rrisin te vegjlit e tyre duke filluar nga Mami im ! Falemnderit qe na keni mbushur zemren plot”, ka shkruar Linda.

Komento: