Podujevë, sulmohet një mjek në vendin e punës

20:05 | 20 Mars 2022

Një mjek është sulmuar në vendin e punës.

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar pasi një mjek është sulmuar në vendin e tij të punës në QKMF në Podujevë.

Bulliqi ka thënë se sulmi është i papranueshëm dhe ka kërkuar nga organet e rendit të marrin masa. Ai po ashtu e ka quajtur të turpshëm këtë rast.

“Sulmi ndaj mjekut në QKMF në Podujevë është një akt i papranueshëm dhe i turpshëm”, ka shkruar ai.

“Duke e dënuar ashpër sulmin ndaj mjekut në vendin e tij të punës, kërkoj nga organet e rendit të ndërmarrin masat ligjore dhe të nxirret para drejtësisë autori i sulmit”, shtoi Bulliqi.

Komento: