Në Lipjan hajnat vjedhin kabllo elektrike në vlerë 6,000 euro

23:43 | 20 Mars 2022

Një vjedhje ka ndodhur në Lipjan.

Persona të paidentifikuar, kanë vjedhur kabllo elektrike në Lipjan, në vlerë 6,000 euro.

Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së kaluar, ata kryen vjedhjen në një objekt që është ende në proces ndërtimi. T7 ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë nga vendngjarja.

Ndonëse objekti është nën monitorimin e kamerave, hajdutët zgjodhën hapësira më pak të ekspozuara nga vëzhgimi për t’iu shmangur identifikimit.

Njëri nga aksionarët prapa kamerave tha se aktualisht nuk kanë të dyshuar. Sipas tij, ata që kanë kryer aktin e vjedhjes e kanë ditur terrenin.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Komento: