Burri nga Skenderaj ia merr ish-gruas fëmijët dhe nuk ia kthen

11:04 | 21 Mars 2022

Policia e Kosovës ka raportuar për një ngjarje jo fort të zakonshme në Skënderaj.

Një burrë në Skenderaj ia ka marrë fëmijët ish-gruas me pretekstin për t’i shëtitur.

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se i dyshuari ka deklaruar se fëmijët i mori për t’i shëtitur dhe se do t’i kthente në shtëpi më vonë.

“Me urdhër të prokurorit ankuesja dhe fëmijët janë dërguar në strehimore, kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet ndër të tjera në raport.

Komento: