Po rikthehet Barcelona e madhe, përgatit ofertë për Lewandowskin

11:22 | 25 Mars 2022

Barcelona përgatit ofertë për Lewandowskin.

FC Barcelona është e gatshme të bëjë përpjekje për të nënshkruar me Robert Lewandowski.

Katalonasit po e mendojnë një transferim prej 50 milionë eurosh, megjithëse do të ishin të gatshëm të shkonin deri në 60, raporton Sport.

Vullneti i lojtarit është që t’i japë fund kohës në Gjermani, ndaj marrëveshja me Lewandowskin, i përfaqësuar nga një mik i Joan Laporta, Pini Zahivi, nuk do të ishte problem.

Problem i pakapërcyeshëm nuk do të ishte as rroga e futbollistit. Nga Barça mendohet se në këtë rast të veçantë, për shkak se është top lojtar, duhet bërë përpjekje për kushtet e shtesave të tjera të reja.

Në këtë kuptim, kufijtë e vendosur të pagave do të tejkaloheshin në mënyrë që oferta për Lewandowski të ishte sa më tërheqëse.

Mbetet të shihet gjatë verës se si do të rrjedhin gjërat.

Komento: