‘Mallkimi’ i Hazard te Real Madrid

17:34 | 25 Mars 2022

Vazhdojnë problemet për Hazard.

Anësori i Real Madridit, Eden Hazard do t`i nënshtrohet një operacioni.

Epoka e Hazard te Real Madridit nuk ndodhi ashtu siç pritej. Ai po kalon në probleme mjaft serioze, që nga transferimi te gjiganti spanjoll.

Së fundmi u njoftua që Hazard do t`i nënshtrohet një operacioni në këmbën e tij të djathtë.

Këtë e ka bërë të ditur Real Madridi me anë të një komunikate zyrtare në faqen e tyre, transmeton lajmi.net.

“Brenda pak ditësh lojtari ynë, Eden Hazard do t`i nënshtrohet një operacioni për të hequr pllakën e osteosintezës nga fibula e tij e djathtë”, thuhej në raportin mjekësor të Real Madridit.

Pas kësaj ndërhyrje, belgu pritet të mungojë deri në një muaj.

Komento: