U tha se Mbappe mund t’i bashkohet Barcelonës, mediat spanjolle tregojnë çka po ndodh tani!

18:19 | 25 Mars 2022

Mbappe te Barcelona? – Gazeta spanjolle shuan “ëndrrën” e tifozëve

“L’Equipe” dje ka raportuar se Barcelona ka shprehur interesim për Kylian Mbappen, por kjo sot është cilësuar si e pavërtetë nga mediat spanjolle.

Sipas “Mundo Deportivo”, Barça nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të tentuar transferimin e sulmuesit francez.

“Burimet nga klubi i Barçës e kanë siguruar Mundo Deportivon se ‘nuk ka kontakt’ për Mbappen, duke ftohur kështu çdo interes”, thuhet në raportimin e gazetës spanjolle.

Kësisoj, Real Madridi mbetet favorit për ta sjellë 23-vjeçarin në Spanjë.

Kontrata e Mbappes me Paris Saint-Germainin skadon më 30 qershor dhe ai te “Los Blancos” apo te ndonjë skuadër tjetër mund të kalojë si lojtar i lirë.

Komento: