Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit para se të nisen për në Zvicër

15:01 | 27 Mars 2022

Dardanët paraditen e sotme stërvitën në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa nesër në mëngjes do të udhëtojnë për në Zvicër.

Atmosfera brenda ekipit është e mirë, pas fitores bindëse ndaj Burkina Fasos të enjten me rezultat 5:0.

“Dardanët” do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit nesër në Zvicër, shkruan Gazeta Express.

Kosova të martën në Cyrih zhvillon ndeshjen miqësore ndaj Zvicrës.

Kjo ndeshje do të jetë me e veçantë pasi për ekipin helvetik luajnë tre futbollistë nga Kosova, Xherdan Shaqiri, Andi Zeqiri e Granit Xhaka. Ky i fundit është edhe kapiten i Zvicrës.

Ndeshja me Zvicrën do të jetë test më i vështirë për trajnerin Alain Giresse, i cili e nisi mbarë aventurën te Kosova.

Këto ndeshje do t’u shërbejnë lojtarëve për përgatitje sa më të mirë për ndeshjet e Ligës së Kombeve që nisin në qershor.

Komento: