Startojnë tre shqiptarë, formacioni i mundshëm i Zvicrës ndaj Kosovës

12:53 | 29 Mars 2022

Zvicra dhe Kosova do ta zhvillojnë sonte një ndeshje miqësore, e dyta për to në muajin mars.

Kombëtaret do të takohen në Zurich në ndeshjen që do të fillojë në orën 18:00.

E mediumi zviceran “Blick” e ka publikuar para pak çastesh formacionin e mundshëm të ekipit helvetik që do të jetë në fushë përballë “Dardanëve”.

Sipas këtij mediumi, nga minuta e parë tek ekipi i Murat Yakin do të luajnë të tre futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri.

Pra, paraqitja e Zeqirit nga minuta e parë është befasi, pasi për Shaqirin e Xhakën pritej të luanin nga minuta e parë.

Siç dihet, Zeqiri i kishte thënë njëherë “Po” Kosovës, por më pas i kishte ndërruar fjalët dhe i ishte bashkuar ekipit “Helvetik”.

Zviceranët e humbën miqësoren nga Anglia ditë më parë, ndërsa sonte synojnë fitore ndaj Vedat Muriqit me shokë.

Formacioni i mundshëm i Zvicrës: Kobel; Lotomba, Elvedi, Comert, Rodriguez; Soë, Xhaka; Okafor, Shaqiri, Zeqiri; Gavranovic.

Komento: