Zvocër- Kosovë, mbyllet pjesa e parë pa gola

18:55 | 29 Mars 2022

Mbyllet pjesa e parë: Paqe mes Zvicrës e Kosovës, Xhaka ‘merak’ në fanellën e Rashicës.

Kanë përfunduar 45 minutat e para të pjesës së parë mes Zvicrës dhe Kosovës.

Në ‘Letzigrund’ në Cyrih, Zvicra dhe Kosova kanë mbyllur pjesën e parë pa gola, shkruan lajmi.

Kosova pati dy mundësi të mira shënimi, të dyja pas goditjeve me kokë. Fillimisht ishte Amir Rrahmani që u gjend mirë në zonë, por goditja e tij ishte shumë e butë.

Më pas, në minutën e 17’ Zvicra mund të fitonte një penallti, pas një ndërhyrje të pakujdesshme të Hadërgjonaj ndaj Zuber.

Kosova rrezikoi përsëri me anë të Valon Berishës, i cili goditi fort me kokë, por portieri i vendasve ishte në pozitën e duhur.

Zvicra reagoi me Zuber, por goditja e tij u prit në dy kohë nga Aro Muric.

Në minutën e 43’, Shaqiri lëshoi një goditje të fortë, por Aro Muric priti për të mbajtur portën e paprekur.

Pjesa e parë kështu mbyllet pa gola, për t’u vendosur gjithçka në pjesën e dytë

Komento: