Fernandes ka marrë vendimin, këtë fanellë do ta vesh sezonin e ardhshëm

11:49 | 01 Prill 2022

Bruno Fernandes dhe Manchester United kanë rënë dakord për renovimin e kontratës.

Të dy palët ishin në negociata për një kohë të gjatë, e cila në fund u kurorëzua me zgjatje të bashkëpunimit edhe për disa vite.

Kontrata e re e Fernandes skadon në vitin 2026.

Zyrtarizimi i nënshkrimit të kontratës tashmë është bërë edhe nga faqja zyrtare e Manchester United.

Me marrëveshjen e re, Bruno do të fitojë hiç më pak 270 mijë euro në javë.

Ai erdhi në “Old Trafford” gjatë vitit 2020 për shumën e 47 milionë funteve duke u bërë ndër lojtarët kyç të “Djajve”.

Komento: