Gavi do të ketë klauzolë 1 miliard euros

22:43 | 04 Prill 2022

Është njëri nga futbollistët më të mirë aktualisht.

Talenti i ri, Gavi, raportohet se është afër rinovimit të kontratës me Barcelonës.

Ka pasur një mori spekulimesh rreth të ardhmes së spanjollit, pasi kontrata e tij aktuale skadon më 30 qershor 2023.

Manchester City e Liverpooli raportohet të jenë dy prej klubeve të interesuara për shërbimet e Gavit. Por, sipas “90min”, dy klubet në fjalë janë informuar se 17-vjeçari do të nënshkruajë kontratë të re dhe afatgjate me Barcelonën.

Gavi gjithashtu thuhet se do të ketë një klauzolë lirimi prej 1 miliard eurove dhe se ai do të bëhet futbollisti i ri më i paguar në botë.

Gavi ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me pesë asistime në 25 paraqitje në La Liga këtë sezon.

Komento: