Përfundon sezoni për lojtarin e Milanit, do të operohet nesër

13:14 | 05 Prill 2022

Vitin e kaluar mungesat e shpeshta që kishte e nxorrën prej garës për titull të Serie A-së.

Bëhet fjalë për skuadrën italiane, AC Milan, e cila vazhdimisht ka patur mungesa të mëdha të titullarëve, duke shkuar në shtatë numri i tyre.

E, një të tillë do ta ketë edhe këtë herë, veçse këtë lojtar nuk do të mundet që ta rikuperojë deri në sezonin e ardshem.

Alessandro Florenzi, nesër do t’i nënshtrohet një operacioni në Romë, e që sipas “Milan News” kjo do ta mbyll sezonin e tij.

Ndërkaq, mbrojtësi italian thuhet se ka probleme me meniskun.

Mbrojtësi i huazuar tek Milani nuk është i vetmi që do të përjetojë një operacion tek skuadra e Milanit, duke qenë se edhe Kjaer, i cili nuk është rikuperuar ende, pastaj Tomori dhe Maignan ishin operuar gjatë këtij edicioni.

Komento: