Përfundojnë pjesët e para: Liverpooli në avantazh prej dy golave, baras në përballjen Man City – Atl Madrid

21:53 | 05 Prill 2022

Mbyllen pjesët e para: Liverpooli në avantazh prej dy golave, baras në përballjen Man City – Atl Madrid.

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e para çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë në “Etihad Stadium”, në ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Atletico Madridit, ka përfunduar baras dhe pa gola.

Në ndeshjen tjetër, Liverpooli e ka mbyllur pjesën e parë me dy gola epërsi (0:2) ndaj Benficas në “Estadio da Luz”.

Ibrahima Konate dhe Sadio Mane shënuan golat për “Të Kuqtë”, në minutat 17 dhe 34.

Komento: