Ka nisur Kuvendi Zgjedhor i FFK-së, opozita nuk merr pjesë dhe paralajmëron konferencë për shtyp

11:39 | 06 Prill 2022

Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka filluar punën e tij.

Kuvendi po mbahet në ambientet e FFK-së.

Opozita nuk po merr pjesë në Kuvend Zgjedhor, derisa kanë paralajmëruar konferencë për shtyp.

Agim Ademi është kandidati i vetëm në garë për kryetar të FFK-së, pasi Gramoz Vokrri u eliminua nga kjo garë për shkak të disa nënshkrimeve të delegatëve të cilat ishin shpallur të pavlefshme nga FFK

Komento: