15 delegatë bojkotojnë Kuvendin e FFK-së

11:41 | 06 Prill 2022

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po e mban sot Kuvendin Zgjedhor.

Opozita është duke marrë pjesë në Kuvendin që po mbahet në ambientet e FFK-së. Të njëjtit kanë paralajmëruar pas pak konferencë për media.

Të pranishëm janë 43 delegatë nga 58 sa janë gjithsej por 15 prej tyre kanë bojkotuar punimet duke insistuar se është i paligjshëm.

Nënkryetari i FFK-së, Bakir Burri ka propozuar kryesinë e punës në Kuvendin zgjedhor, propozim që është votuar nga të gjithë delegatët e pranishëm.

Kandidat i vetëm për kryetar do të jetë kryetari aktual, Agim Ademi, pasi kundër-kandidati i paralajmëruar Gramoz Vokrri nuk u licencua nga bordi i verifikimit të FFK-së, ndërsa më vonë edhe Gjykata Themelore e Prishtinës refuzoi ankesën e tij.

Komento: