Mbappe merr vendimin e madh për PSG-në

21:16 | 06 Prill 2022

Mbappe ndryshon mendje, do të nënshkruajë kontratë të re me PSG-në.

Çështja e Kylian Mbappes ka marrë kahje krejtësisht tjetër sot.

Sky Sports raporton se Kylian Mbappe do të nënshkruajë kontratë të re me Paris Saint-Germain, shkruan Gazeta Express.

Kjo do të thotë se Mbappe do të mbetet pa shkuar në Real Madrid, atje ku po e presin tash e një kohë.

Sulmuesi francez dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve me Parisin dhe gjithashtu dëshiron të luajë në një klub që do t’i lejojë të luajë në Lojërat Olimpike Paris 2024 me Francën.

Komento: