
Mario Gotze, pranon se refuzimi i një lëvizjeje te Liverpool në 2016 që do ta kishte parë atë të ribashkohej me Jurgen Klopp ishte vendim i gabuar.
Një njeri që shënoi golin e fitores për Gjermaninë në kohën shtesë të finales së Kupës së Botës 2014, e kishte parë karrierën e tij të ngecë ndjeshëm në atë pikë, me një perspektivë që e humbi rrugën, përcjell ORAinfo.

Një lëvizje në Bayern Munich që e pa atë të bëhej lojtari gjerman më i shtrenjtë në histori në atë kohë nuk luajti siç ishte planifikuar dhe ai vendosi të kthehej në Borussia Dortmund pas tre vitesh në Allianz Arena./ORAinfo/