Lajm “bombë”, Asensio te Milan!

19:00 | 07 Prill 2022

AC Milan, ka filluar negociatat për nënshkrimin e mundshëm veror të Marco Asensio nga Real Madrid, por ka goditur një pengesë të hershme, thonë raportet.

Sipas MilanNews, drejtuesit po vazhdojnë vlerësimet e tyre për spanjollin, duke e konsideruar atë profilin e përsosur për të përmirësuar një repart sulmues që ka luftuar për të gjetur qëndrueshmëri gjatë gjithë sezonit, veçanërisht në rolet nr.10 dhe krahun e djathtë, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, për momentin kërkesat për paga që Asensio ka shtruar konsiderohen të larta nga Paolo Maldini dhe Ricky Massara që është një problem për t’u kapërcyer, përveç konkurrencës nga ekipet e Premier League. Në ditët në vijim mund të vijnë zhvillime të mundshme për këtë çështje.

Ndërkohë, edhe AS (nëpërmjet MilanNews) konfirmon interesimin e Milanit për Asensio dhe shton se kuqezinjtë kanë nisur kontaktet për të përfunduar operacionin në qershor. Dekreti i rritjes do të ndihmonte me pagën e tij, e cila aktualisht është 5 milionë euro neto dhe mund të jetë vendimtare në suksesin e operacionit, por negociatat mes klubeve ende nuk kanë filluar./ORAinfo/

Komento: