E tmerrshme, 62-vjeçari u ekzekutua në sy të djalit, zbulohen detaje

20:40 | 16 Mars 2019

Si u ekzekutua në sy të djalit 62-vjeçari te Liqeni.

Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot Tiranën, ku 62-vjeçari Haxhi Baçinozi, humbi jetën pranë kodrave të Liqenit Artificial.

Mësohet se viktima, një shtetas me origjinë nga Mallakastra është qëlluar me pistoletë nga persona të maskuar ndërkohë që ishte duke bërë vrap me djalin e mitur. Ai u nis menjëherë drejt Spitalit të Traumës, ku edhe ndërroi jetë.

Policia konfirmon gjithashtu se ka identifikuar autorin e rastit dhe po punon për kapjen e tij.

Mësohet se në kërkim janë dy persona, me inicialet I.H. dhe I.B. Këta të fundit raportohet se ishin të maskuar dhe ishin të veshur me xhupa të zinj.

Ata u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit të rëndë.

Ndërkaq, Policia po heton paraprakisht në dy pista, atë të hakmarrjes dhe të një konflikti të mundshëm për prona.

Komento: