Man City eliminohet nga FA Cup

19:33 | 16 Prill 2022

Man City, nuk ka arritur të shkojë në finale të FA Cup.

Liverpooli e ka eliminuar Manchester Cityn në gjysmëfinalen e FA Cup.

“Reds” kanë shënuar fitore me rezultat 2:3 në ndeshjen e zhvilluar në “Wembley” të Londrës.

Ibrahima Konate shënoi golin e parë në minutën e nëntë të ndeshjes. Tetë minuta më vonë, një gabim i tmerrshëm i porterit Steffen kulmoi me gol, ku shënoi Sadio Mane.

E Mane shënoi edhe golin e tretë në minutën e 45-të të ndeshjes. Me të nisur pjesa e dytë Manchester City ngushtoi epërsinë përmes Grealish.

Krejt në fund të ndeshjes Bernardo Silva shënoi për rezultatin final 3:2.

Komento: