Sheikët po e blejnë Milanin, ‘Rossoneri’ shënjestrojnë këta dy yje për merkaton e verës

10:57 | 19 Prill 2022

Skuadra e Milan pritet të bëhet me pronarë të rinj, me zërat për një investim nga ‘Investcorp’ që shkojnë duke u rritur gjithnjë e më shumë.

‘Rossoneri’ mund të bëhen skuadra më e pasur në histori të futbollit italian dhe qysh tani kanë filluar të mendojnë për merkaton nën drejtimin e ‘Investcorp’.

Mediat italiane thonë se Raheem Sterling i Manchester City dhe Isco Alarcon i Real Madrid janë dy emrat për të cilët Milan mund të bëjë lëvizje në merkato, transmeton lajmi.

Në listën e alternativave, përveç Isco, është edhe një tjetër lojtar i Real Madrid.

Bëhet fjalë për spanjollin Marco Asensio. Mbetet të shihet se cilat do të jenë lëvizjet e Milanit.

Komento: