Ky është rikthimi emocionues i Adrianos te Interi

23:50 | 19 Prill 2022

Rikthimi emocionues i Adrianos te Interi.

Legjenda braziliane, Adriano, ishte në mesin e të pranishmëve sonte në ndeshjen e dytë gjysmëfinale mes rivalëve, Inter – Milan, në Kupën e Italisë.

“Nerazzurrët” shënuan fitore 3:0 dhe siguruan kalimin për në finalen e madhe të kësaj gare.

Para fillimit të ndeshjes vëmendja ishte te ish-sulmuesi i Interit, Adriano.

Tifozët e Interit bën një pritje madhështore për “Perandorin”, i cili u duk shumë i emocionuar.

40-vjeçari përmes një video të publikuar në “Instgram”, tha se është i lumtur për këtë rikthim të tij në “Meazza”.

“I lumtur që jam me ju Inter”, shkroi Adriano.

Komento: