Juventus- Fiorentina, formacionet zyrtare

20:06 | 20 Prill 2022

Formacionet zyrtare: Juve dhe Fiorentina në sfidën që përcakton finalistin e Kupës.

Në Allianz Stadium zhvillohet ndeshja kthyese gjysmëfinale e Kupës së Italisë ndërmjet Juventusit dhe Fiorentinas.

Bianconerët fituan me rezultat minimal (1-0) në sfidën e parë që u zhvillua në Stadio Artemio Franchi dhe janë favoritë për të vazhduar tutje.

Trajnerët Massimiliano Allegri dhe Vincenzo Italiano i kanë zgjedhur skuadrat që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Formacioni startues i Juventusit: Perin; De Sciglio, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Bernardeschi, Zakaria, Danilo, Rabiot; Vlahovic, Morata

Formacioni startues i Fiorentinas: Terracciano; Venuti, Martinez Quarta, Igor, Biraghi; Duncan, Torreira, Saponara; Nico González, Cabral, Ikoné

Skuadra fituese në finalen e 11 majit në Stadio Olimpico të Romës luan kundër Interit që në gjysmëfinale eliminoi rivalin lokal, Milan.

Komento: