Trajneri i ri i Man Utd e do yllin e Barcelonës në “Old Trafford”

17:17 | 23 Prill 2022

Manchester United, ka identifikuar mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong si një objektiv transferimi tregon The SPORT.

24-vjeçari është i lumtur në Camp Nou, por është sugjeruar se ai mund të joshet nga një lëvizje verore në Old Trafford për t’u ribashkuar me Erik ten Hag, përcjell ORAinfo.

De Jong u shfaq si një nga mesfushorët më të mirë të Evropës te Ajax nën drejtimin e Ten Hag, i cili do të pasojë Ole Gunnar Solskjaer si menaxher i ri i përhershëm i United në fund të sezonit./ORAinfo/

Komento: