
Arsenali, është duke punuar për një marrëveshje të mundshme për sulmuesin e Manchester Cityt, Gabriel Jesus, zbulon The Athletic.
Dy klubet nuk kanë folur ende drejtpërdrejt, por drejtori teknik i Topçinjve, Edu ka negociuar kushtet me përfaqësuesit e sulmuesit brazilian gjatë muajve të fundit, përcjell ORAinfo.

Jesus është i hapur për t’u bashkuar me Arsenalin për shkak të mungesës së minutave të rregullta nën drejtimin e Pep Guardiolës në Etihad Stadium./ORAinfo/