
AC Milan, vazhdon të monitorojë të riun e Red Bull Salzburgut, Roko Simiç.
Calciomercato raporton se skuadra e Serisë A u përpoq të nënshkruante me kroatin verën e kaluar, por Lokomotiva e Zagrebit vendosi t’ia shesë ekipit austriake, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, 18-vjeçari është ende në radarin e Milanit dhe ata mund të bëjnë një lëvizje për të në të ardhmen e afërt./ORAinfo/