E ardhmja e Romangnolit vendoset sonte!

11:15 | 24 Prill 2022

Ndeshja mes Milanit dhe Lazios sonte do të jetë e veçantë për Romagnolin, i cili pritet të largohet nga San Siro për t’iu bashkuar Lazios në verë.

Në fakt, negociatat janë afër një përfundimi pozitiv.

Sipas Calciomercato, Milani nuk e ka rritur ofertën fillestare prej 2.8 milionë euro në vit për kapitenin e tyre dhe ky i fundit po mendon kështu për të ardhmen, edhe sepse Sven Botman pritet të vijë nga Lille përpara sezonit të ardhshëm, përcjell ORAinfo.

Bisedimet me Lazion për një lëvizje kanë nisur dhe të dyja palët janë shumë entuziaste për operacionin. Lazio ka bërë një ofertë bindëse pesëvjeçare me vlerë 3.2 milionë euro plus bonuse për Romagnolin, i cili është gati të pranojë marrëveshjen.

E vetmja gjë që mbetet është të bihet dakord për komisionin për agjentin e Romagnolit, Mino Raiola, por ka optimizëm se një mbyllje mund të arrijë së shpejti. /ORAinfo/

Komento: