
AC Milan mbetet i interesuar për nënshkrimin e Marco Asensio nga Real Madrid dhe ndryshimi i agjentit të lojtarit, sigurisht që nuk i dëmton shanset e tyre për ta sjell atë në San Siro.
Sipas Calciomercato, Asensio duket se ka vendosur të largohet nga Real Madridi në verë në kërkim të një projekti të ri dhe në orët e fundit ka konfirmuar në rrjetet sociale se është ndarë nga agjenti i tij i vjetër Horacio Gaggioli dhe tani do të përfaqësohet nga Jorge Mendes, përcjell ORAinfo.
Është folur shumë për një rinovim të mundshëm me Los Blancos, por edhe nëse ai do ta zgjaste nuk do të përjashtonte një shitje.

Asensio ka 11 gola këtë sezon, por nuk është një titullar i garantuar nën drejtimin e Carlo Ancelotti dhe me nënshkrime të reja si Kylian Mbappe, lamtumira e tij do të bëhej shumë e mundshme.
Milani ka ndërmarrë tashmë hapat e parë konkretë për të nënshkruar me Asension pasi Paolo Maldini është në kërkim të cilësisë, golave dhe asistimeve për sulmin pikërisht në rolin e luajtur nga spanjolli.
Nëse Investcorp merr përsipër, atëherë fondet duhet të jenë atje për të realizuar operacionin, sepse ata mund të jenë më të gatshëm të afrohen me kërkesat neto prej 7 milionë euro për sezon.
Ndryshimi i agjentit nuk përbën problem sepse marrëdhëniet mes Maldinit dhe Mendes janë të shkëlqyera. /ORAinfo/