
Topçinjtë duan me çdo kusht yllin e Romës.
Arsenali është gati t’i paraqesë Romës një ofertë prej 50 milionë funtesh për sulmuesin e Romës, Tammy Abraham, pretendon Daily Star, përcjell ORAinfo.

Ish-sulmuesi i Chelseat ka shijuar një sezon të shkëlqyer në Serinë A, por punëdhënësit e tij mund të tundohen të shesin për një tarifë që do të përfaqësonte një fitim të madh nga 34 milionë funte të paguara për Blutë më pak se një vit më parë./ORAinfo/